Partia Socialiste nis zyrtarisht fushatën në orën 12:00 të 12 Prillit. Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në rubrikën e tij “Sy m’Sy” se do të startojë me një cikël takimesh.
“Ne do të nisim fushatën me një cikël takimesh që do zhvillohen në të njëjtën kohë, natyrisht në këtë cikël ne do jemi sëbashku me fuqinë tonë kryesore që janë gratë dhe vajzat.
Le të vazhdojmë ndërkohë me të sotmen dhe me çastin”, u shpreh shkurtimisht ai. Komentuesit e ngacmuan për La Civitan, shefin e fushatës së Berishës që vjen këtë javë, por kryeministri u përgjigj duke qeshur duke shtuar “do ta shohim”.
Nga ana tjetër, PD e nis nesër (11 Prill) fushatën e saj elektorale për zgjedhjet parlamentare.