Një grup personash kanë protestuar para SPAK duke kërkuar rihapjen e hetimit ndaj eurodeputetit grek Alfred Beleri, në lidhje me masakrën e Peshkëpisë, e cila u regjistrua më 10 prill 1994 pranë kufirit me Greqinë.
“Ne jemi në radhë të parë shqiptarë, njerëz që na dhemb kombi ynë. Jemi njerëz që na intereson të vihet drejtësia në vend. Këtu ka edhe ushtarë që kanë qenë në masakrën e Peshkëpisë në vitin 1994, ku janë vrarë dy ushtarë shqiptarë.
Ne kërkojmë që Fredi Beleri, se ka qenë, se e kanë nxjerrë mediat greke, ka qenë pjesëmarrës, është kapur me armë, sot i bie eurodeputet në Parlamentin Europian, ne duam drejtësi. Sepse është turp të ofendohet në radhë të parë kombi ynë, kombi që ka kontribuuar për Europën, me Skënderbeun, me Nënë Terezën.
Nuk duhet të na përfaqësoj një njeri si ai se pa dashje ulet dinjiteti i kombit tonë, lëndohemi ne, lëndohen gjithë bashkëkombësit tanë dhe ushtarët që kanë qenë pjesë e asaj masakre që u bë nga shteti grek. Të rihapen hetimet. Hetimet do hapen falë amerikaneve që ndoshta i dhemb shpirti pak për ne, sepse nga Europa çfarë do presim ne, se Europa e bëri eurodeputet atë”, tha një nga pjesëmarrësit në protestë.