Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku me anë të një video në rrjetin e saj social shprehet se pensionistët janë shtresa më e prekur nga keqqeverisja.
Tabaku gjatë takimit me një pensioniste u shpreh se është koha për të votuar Partinë Demokratike dhe që situata të ndryshohet me votë.
“Deri tani kemi jetuar me shpresë, tani kemi mundësi ta ndryshojmë me votë. Besoj se pensionistët do e votojnë Partinë Demokratike, se nuk ka shtresë që e ka vuajtur më shumë qeverinë se pensionistët. Rritja e çmimeve, rimbursimi i ilaçeve, pensionet që janë qesharake, që nuk jeton dot një familje. Të votojmë”, tha Tabaku.