Bashkimi Evropian dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të nisin negociatat për një marrëveshje të tregtisë së lirë, njoftoi sot presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Ajo kontaktoi Presidentin dhe Sheikun e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed Al Nahyan, për të filluar negociatat për një marrëveshje të tregtisë së lirë.
Pas takimit, Von der Leyen shkroi në X se “Kjo marrëveshje do të forcojë marrëdhëniet tona dypalëshe dhe do të kontribuojë në prosperitetin e rajonit më të gjerë.”
Sipas saj, zhvillimi shënon një hap pozitiv përpara në marrëdhëniet BE-AU dhe krahas negocimit të marrëveshjeve më të gjera të partneritetit strategjik, mund të veprojë si një katalizator për lidhje më të forta midis BE-së dhe Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit.