Kreu i SPAK, Altin Dumani ka zhvilluar sot një takim në Prokurorinë Fier. Dumani u takua me prokurorët e kësaj prokurorie dhe Drejtuesit e Prokurorisë së Posaçme.
Fokusi i këtij takimi ishte bashkëpunimi dhe koordinimi mes SPAK-ut dhe Prokurorisë se Fierit në hetimin e të gjitha ngjarjeve që prekin zgjedhjet e lira e demokratike gjate periudhës zgjedhore, kryesisht në vlerësimin me kujdes të shtuar të informacioneve, kryerjen me cilësi dhe në një kohë sa më të shkurtër të veprimeve të para hetimore, vënien menjëherë në dijeni të Prokurorisë së Posaçme për veprat penale në kompetencë lëndore të saj.