Kina ka njoftuar të premten një tarifë të re prej 125 për qind për importet amerikane.
Ky detyrim është rritur nga 84 për qind i shpallur të mërkurën, duke e barazuar me tarifën aktuale të SHBA-ve për mallrat kineze.
Sipas BBC-së, kjo është në përputhje me modelin e shfaqur në këtë luftë tregtare, ku Kina po përputhet me rritjen e tarifave të vendosura nga SHBA-të.
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump njoftoi një taksë të re prej 125 për qind për mallrat nga Kina të mërkurën, por Shtëpia e Bardhë ka sqaruar që atëherë se norma është mbi një taksë tashmë ekzistuese prej 20 për qind.
Tarifa prej 20 për qind ishte vendosur më parë për importin e mallrave kineze për atë që Trump tha se ishte roli i Pekin-it në prodhimin dhe furnizimin e fentanyl-it në SHBA.
Në një postim të gjatë në platformën e tij të mediave sociale, Trump thotë se vendimi për të vendosur taksën shtesë prej 125 për qind ishte për shkak se Kina tregon një “mungesë respekti” ndaj tregjeve botërore.
Presidenti i 47-të i SHBA-ve shtoi se është i sigurt se Pekini do të kuptojë “në të ardhmen e afërt” se ditët e “rrjepjes” së Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera kanë mbaruar, duke shtuar se modeli i tyre i biznesit nuk është i drejtë, i qëndrueshëm apo i pranueshëm.