Partia Demokratike-Shqipëria Madhështore ka hapur fushatën për zgjedhjet e 11 majit. Një nga mbështetësit e Partisë Demokratike tha se Berisha i ka dhënë shpresë fermerëve që do ti mbështesë.
“Jam një fermer i vogël, dhe jam munduar ta ndërtoj fermën time por kjo qeveri nuk më ka lejuar. Jam këtu sepse kam besuar në fjalët e Sali Berishës në projektin e tij dhe në ato që ne i kemi çuar ai na i ka mbështetur të gjitha. Faleminderit kryeministri i ardhshëm i cili i ka bërë me shpresë të gjithë fermerët.
Unë do ju thosha fermerëve të Tepelenës mos harroni për qumështin që ja u lanë rrugës, do ti them fermerëve të Tragjasit mos harroni për ujin që po u a marrin, dhe fermerëve të Dibrës mos harroni se po u zaptojnë tokat”, tha fermeri.