-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama: Sot keni 71 përfaqësuese në skuadrën tonë të 11 majit

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në takimin “Vajzat dhe Gratë Socialiste për Shqipërinë 2030” tha se 52% e kandidatëve në listat e mbyllura të PS, janë vajza e gra. Rama theksoi se shumë gra dhe vajza nga Partia Demokratike i janë bashkuar socialistëve në këtë fushatë. Ai u shpreh se sot janë 71 përfaqësuese në skuadrën e PS në zgjedhjet e 11 majit.

“Ju sot keni 71 përfaqësuese në skuadrën tonë të 11 majit. Dhe keni 1/3 e drejtuesve politikë të PS-së. Por shifra më e bukur është 52% i plotë në listën e mbyllur, i cili është i juaji, jo i burrave dhe i djemve.

Unë kam besuar gjithmonë që hendekun absurd të tifozllëkut, absurditetit mes luftës politike këtu në Shqipëri të trashëguar nga e kaluara, mund ta ngushtojnë vetëm gratë dhe vajzat.

Kurajo e Zamirës, në listën e Vlorës, për të na u bashkuar ne, duke ardhur nga kampi tjetër, unë jam i bindur që nuk është rastësi dhe rast i veçuar i një momenti elektoral, ndërkohë që gra dhe vajza të kampit tjetër u janë afruar apo bashkuar strukturave tona”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit