Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me presidentin e Sirisë së lirë, Ahmed al Sharaa. Ata kanë diskutuar për të hapur kapituj të ri bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve.
Osmani shprehet se populli i Kosovës dhe Sirisë kanë përjetuar vuajtje të panumërta nga regjime diktatoriale e gjenocidale, në luftën e tyre për të qenë të lirë.
“Kosova dhe Siria ndajnë plagë të njëjta: dhimbjen e luftës, shpërnguljen, e sfidat e rindërtimit, ndaj Kosova është e gatshme ta ndajë përvojën e saj në ndërtimin e institucioneve demokratike.”, shprehet presidentja Osmani.