-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Helikopteri bie në lumë, vdes shefi i Siemens, gruaja e tij dhe 3 fëmijët

Kryesoret

Presidenti dhe CEO i Siemens Spanjë Agustin Escobar vdiq tragjikisht së bashku me familjen e tij kur helikopteri me të cilin po udhëtonin u rrëzua në lumin Hudson në Nju Jork mbrëmjen e së enjtes.

 

Pak para se helikopteri të ngrihej, Escobar u fotografua me gruan e tij Merce Camrubi Modal dhe tre fëmijët e tyre, 4, 5 dhe 11 vjeç, pa e ditur se këto ishin momentet e fundit të jetës së tyre.

Në një foto të dytë, e gjithë familja pozon duke buzëqeshur brenda Bell 206L-4 LongRanger IV, i cili ishte tipi i helikopterit.

Helikopteri u rrëzua në lumin Hudson vetëm 17 minuta pas ngritjes dhe nuk dihet ende pse ndodhi kjo. Pronari 71-vjeçar i kompanisë New York Helicopter që ia dha me qira helikopterin familjes Escobar, tha në një deklaratë se “piloti e njoftoi se donte të ulej dhe se kishte nevojë për karburant.

Edhe piloti humbi jetën, ndërsa autoritetet njoftuan se katër nga pasagjerët vdiqën menjëherë dhe dy u dërguan në spital ku dhanë frymën e fundit. Escobar kishte 25 vjet përvojë profesionale në biznese në SHBA, Amerikën Latine, Spanjë dhe Gjermani dhe kishte marrë detyrën si CEO i Siemens Spanjë në fund të vitit 2022.

Duke e përshkruar atë, një mik i tha New York Post se “pavarësisht se sa të vështira ishin gjërat, ai mbeti gjithmonë i qetë. Dhe kurrë nuk e harroi gjënë më të rëndësishme, familjen e tij”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit