-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Boçi: LaCivita një gjetje, do rrëzojë imazhin se PD është antiamerikane

Kryesoret

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi në një intervistë në A2CNN foli për rolin e strategut amerikan Chris LaCivita në fushatën elektorale të Aleancës për Shqipërinë Madhështore për zgjedhjet e 11 majit.

Boçi u shpreh se LaCivita është një gjetje nga historia e strategjistëve. Sipas tij LaCivita do të rrisë besimin te shqiptarët dhe do të rrëzojë imazhin e ngritur se Partia Demokratike është antiamerikane.

“Kryefjala ishte Sali Berisha, trupa e kandidatëve për deputetë. Së bashku bëjnë trupën politike që duhet të sjellë besim. Një rol ka dhe strategjisti. LaCivita është një gjetje, nga historia e strategjistëve. Është një gjetje që ndikon në rritjen e besimit të qytetarëve dhe anëtarë e PD. PS e ka sulmuar PD për antiamerikanizëm.

Zgjedhja e një strategjisti pranë Trump përcon atë mesazh që SHBA janë aleatë të PD dhe nuk kanë ato vlerësime për demokratët dhe Berishën. Ai ka ndërtuar një fushatë virtuoze në SHBA që pati një rezultat spektakolar. Mrekullinë do ta bëjnë shqiptarët”, tha Boçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit