PS hapi sot fushatën në Tiranë. Kryeministri Edi Rama kishte një mesazh për këshilltarin e fushatës së Sali Berishës, Cris La Civita që dje tha se pas “12 viteve drogë dhe krim, shqiptarët duhet të votojnë doktorin”. Ironi, kunja dhe tallje. E quajti “Latif” dhe iu përgjigj pyetjes së tij se kush ishte miu.
“Prioritet sipas kënetës është kthimi i bufit për herë në krye të vendit, pasi në dy herët e para nuk e shkatërroi mjaftueshëm Shqipërinë. Për këtë prioritet bufi ka sjellë me kushedi me sa para edhe një “Latif” nga Amerika.
Për të gjithë ne që jemi rritur në Tiranë, “Latifi” të kujton atë të fortin e lagjes, që qullësi poshtë pallatit e thërret dhe i thotë “hajde “Latif” se ata do të më rrahin”. “Latifi” kishte publikuar dje një buf që hante një mi dhe kishte ngritur pyetjen se kush është miu.
Atij bravo i qoftë se të gjesh budallenj që të paguajnë gjithë ato para për të duartrokitur edhe kur ia fut edhe asaj që nuk thuhet është që të kesh lindur me këmishë. Por që bufi është bufi nuk ka dyshim, kurse për miun ka shumë kandidatë që nga Luli dhe deri tek ai i shkreti nga Kavaja, fituesi i primareve që besoi tek bufi si njeri dhe bufi e kullufiti si të ishte mi” tha ai.