-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Rama si Berisha: Pension 200 Euro! BE do të na falë 900 milionë Euro

Kryesoret

Socialistët hapën sot fushatën për zgjedhjet e 11 Majit. Kryeministri Edi Rama premtoi sot, ashtu si Sali Berisha se pensionin minimal do ta çojë 200 Euro në mandatin e katërt.

Jemi të vetëdijshëm që pensionistët kanë kontribuar më shumë dhe kanë përfituar më pak. Për pensionet ne do ta ngjisim mesataren në 400 Euro, kurse minimumi do ta synojmë deri në 200 Euro” tha ai.

Më pas Rama u tha shqiptarëve se nëse futemi në BE, Brukseli do të na falë 900 milionë euro cdo vit.

Nëse në këto vite ne kemi marrë nga BE diçka më shumë sesa 1 miliard Euro, 90% kredi dhe 10% para e falur, kur Shqipëria të ulet në atë sofër do të marrë 1 miliard e ca euro cdo vit, por 90% do të jetë para e falur dhe vetëm 10% do të jetë kredi.

Vetëm për fshatin BE na ka dhënë shumë më pak se 200 milionë Euro por në Shqipërinë 2030 do të marrim 300 milionë euro në vit vetëm për fshatin dhe bujqësinë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit