Ditën e sotme ka nisur përgatitja e materialeve zgjedhore për emigrantët shqiptarë që do të votojnë jashtë territorit të Shqipërisë.
Në fillim do të vuloset fleta e votimit, do të vendoset në një zarf, më pas në zarfin e KQZ-së bashkë me një udhëzues se si do të votojnë, si dhe një listë me kontaktet e korrierëve që mund të thërrasin pasi të kenë kryer procesin e votimit. Zgjedhësit në vendet e Europës mund ti kenë në shtëpi për 48 orë.
“Janë qarqet që kanë numër të vogël votuesish. Është e këshillueshme që brenda tre ditëve të kryejnë procesin e votimit dhe të telefonojnë”, shprehet Celibashi.
Zarfet me fletët e votimit pritet të nisin të rikthehen në KQZ nga mesi i javës që vjen, por numërimi i tyre do të bëhet më 11 maj.