I dërguari special i presidenti amerikan Donald Trump, Richard Grenell ka kërkuar ndalimin e financimit për Gjykatën Speciale. “Ndalni fondet për këtë gjykatë! Është gjithçka politikë. Miliarda janë shpenzuar dhe shpërdoruar”, ka shkruar ai.
Grenell, i cili më parë ka shërbyer si përfaqësues i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, ka shprehur vazhdimisht pakënaqësi ndaj Gjykatës Speciale, duke e cilësuar si institucion me prirje politike që ka penguar paqen në Ballkanin Perëndimor.