Mbrëmjen e djeshme në Exarchia të Greqisë, persona të panjohur kanë sulemuar forcat e policisë.
Sipas policisë greke, grupe personash të panjohur sulmuan forcat e policisë në kryqëzimin Kallidromiou dhe E. Benaki me bomba molotovi dhe gurë, ndërsa policia u përgjigj duke përdorur armë kimike. Ata i kanë vënë flakën kazanëve të plehrave, duke i përdorur si barrikada dhe më pas kanë sulmuar policinë.
Raportohet se është lënduar një polic dhe janë arrestuar 72 persona. Gjatë incidenteve janë krijuar dëme të madhe dhe për shuarjen e flakëve u angazhuan 15 zjarrfikëse dhe 7 automjete.