Në një përpjekje të pazakontë për të qetësuar opinionin publik pas ndërhyrjeve të mbrojtjes ajrore ndaj dronëve iranianë, Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, dhe Princi i Kurorës së Dubait, Hamdan bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum, vizituan një qendër tregtare në Abu Dabi. Ata ishin shoqëruar nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes.
Vizita u zhvillua në një kohë kur mbrojtja ajrore e Emirateve po neutralizonte dronë iranianë, duke rritur shqetësimet për sigurinë në rajon. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë zyrtarët e lartë të shëtisin në qendrën tregtare, ndaluar për kafe dhe konsumuar një vakt, duke transmetuar një mesazh për normalitetin dhe stabilitetin në vend.
/5pyetjet.al









