Negociatorët iranianë dhe amerikanë janë pajtuar për një raund të dytë bisedimesh të nivelit të lartë mbi programet bërthamore të Teheranit javën e ardhshme, pas një takimi më 12 prill që zgjati më shumë se dy orë, i cili u cilësua nga të dyja palët si “pozitiv” dhe “konstruktiv”.
“Bisedimet ishin shumë pozitive dhe konstruktive”, tha Shtëpia e Bardhë pas takimit në kryeqytetin e Omanit, Muskat.
Shtëpia e Bardhë deklaroi se i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steven Witkoff, theksoi “se kishte marrë udhëzime nga presidenti [Donald] Trump për t’i zgjidhur dallimet mes dy kombeve tona përmes dialogut dhe diplomacisë, nëse është e mundur”.
“Këto çështje janë shumë të ndërlikuara, dhe komunikimi i drejtpërdrejtë i të dërguarit të posaçëm Witkoff sot ishte një hap përpara drejt arritjes së një rezultati të dobishëm për të dyja palët”, tha Shtëpia e Bardhë. Palët ranë dakord të takohen sërish më 19 prill.