Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani paraqiti sot para KLP-së dy formulat për të ardhmen e prokurorëve të prokurorisë së posaçme pas mbarimit 9 -vjeçar. Ai tha se vetë, por edhe kolegët e tij duan ndryshim të Kushtetutës dhe lejimin për të rikandiduar.
“Në fund të mandatit 9 vjeçar, propozimi i SPAK është që të bëhen ndryshimet kushtetuese me qëllim që prokurorëve të SPAK t’u jepet mundësia për të rikandiduar sërish në prokurorinë e posaçme, së bashku me prokurorë të tjerë që duan të bëhen pjesë.
Në këtë mënyrë realizohet edhe rinovimi i kolektivit në SPAK, por bëhet edhe mundur edhe vijëmsia e veprimtarisë së institucionit. Varianti i dytë është që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë që në fund të mandatit të atashohen pranë prokurorisë së Apelit.
Unë jam për variantin e parë, dhe të gjithë prokurorët e SPAK duan t’u jepet mundësia të rikandidojnë edhe për një mandat tjetër në SPAK” tha ai. Ligji i lejon vetëm një mandat 9 -vjeçar.