Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Fierin, Gazment Bardhi ka zhvilluar një takim me banorët e Divjakës. Bardhi shprehet se diskutuan për problemet që ka zona për shkak të braktisjes që sjell varfëri dhe papunësi.
Ai thotë që Partia Demokratike do të sjellë zgjidhje, investime dhe subvencione për ta. Bardhi thekson se kanë fquinë për të sjellë ndryshimin që Divjaka dhe Shqipëria meritojnë.
“Në fshatrat Kryekuq dhe Miz të Divjakës një ndalesë e shkurtër për kafe kthehet menjëherë në një takim me demokrat dhe qytetarë të jashtëzakonshëm dhe punëtor. Diskutuam për disa nga problemet kryesore që ka zona nga mungesa e mbështetjes për fermerët, largimi masiv i detyruar për shkak të braktisjes, qe sjell varfërim dhe papunësi.
Por ne nuk shohim vetëm problemet. Ne ofrojmë zgjidhje! Investime! Subvencione! Më shumë të ardhura!
Bashkë, ne kemi fuqinë për të sjellë ndryshimin që Divjaka dhe Shqipëria meritojnë! Voto nr. 1”, shprehet Bardhi.