Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka shkuar në Hagë dhe ka vizituar Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli në paraburgimin e Gjykatës Speciale.
Hamza shprehet se ata ishin me forcë dhe shpresë që së shpejti e vërteta do të triumfojë. Ai thotë se Kosova po numëron javët dhe ditët për rikthimin e tyre.
“Edhe një herë në Hagë për t’i vizituar presidentin Thaçi dhe kryetarin Veseli. I gjeta të fortë dhe i lashë me plot shpresë se e vërteta e luftës sonë çlirimtare së shpejti do të triumfojë. Me qëndrueshmërinë e tyre, me besimin e palëkundur në drejtësinë, në Kosovën tonë dhe aleatët tanë, ata vazhdojnë të jenë frymëzim për të gjithë ne.
E vërteta historike, ajo që populli ynë e ka përjetuar, padyshim se do të rikonfirmohet edhe në Hagë. Kosova, me padurim, tanimë është duke i numëruar javët dhe ditët e rikthimit të tyre, me bashkëluftëtarët e tyre, në mesin tonë”., shkruan Hamza në facebook.