-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha u premton durrsakëve: Ndarja përfundimtare nga pasojat e tërmetit

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në qarkun e Durrësit premtoi se do të zgjidhë pasojat e tërmetit. Berisha tha që këto premtime janë 100% të realizueshme dhe nënvizoi se këto 28 ditë janë beteja për fitoren.

“Durrsakët janë pa bonuset e qirave. Përparësi absolute vitin e parë do të jetë ndarja përfundimtare me pasoja e tërmetit kudo që janë. Nuk dua të ndjell dhe as të tremb njerëz, por kemi memorie, s’mund të harrojmë viktimat e tërmetit.

Durrësi është qyteti që në vitet e demokracisë u dyfishua, por Gjushi dhe gjushja me pantallona i kanë diskrimizuar banorët e Durrësit të ri.

Edi Rama ju mban peng me legalizimet, por ju jap fjalën se brenda katër viteve do të marrin zgjidhje përfundmitare, ashtu si të përndjekurit politikë do të marrin zgjidhje.

Nuk turpëroj veten time, këto premtime janë 100% të realizueshme. Nuk do të lejoj 130 milionë të vidhen si me djegësin e Tiranës apo plot afera të tjera. Rama nuk mund të përdor avion në dispozicion, nuk mund të zhgërryhet në luks.

Nuk kam parë askund si qeveritarët tanë, kam bredhur në të gjithë kancelaritë e Europës. Paguam 110 milionë euro Bechettin. Rrugë më kosto stratosferike.

Premimet që kam paraqitur, janë të kontrolluara nga ekspertët, janë 100% të realizueshme. Durrësi është i pasur, ndaj këto 28 ditë janë betejë e jona.””, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit