Mbrëmjen e sotme në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo po diskutohet për programin e Partisë Demokratike. Eksperti i ekonomisë Gjokutaj u shpreh se falja e gjobave nga Partia Demokratike sipas tij është një politikë e dëmshme, për të fituar disa vota më shumë.
Ai tha se se nga programi i Partisë Demokratike për uljen e TVSH ata sipas tij po bëjnë qoka pasi me këtë krijojnë gorpë buxhetit.
“Taksa e sheshtë është histori e të kaluarës, pasi nuk e luftoi normalitetin. Lulëzimi i Partisë Demokratike është 2008 dhe 2010. Falja e gjobave mendoj që është një politikë e dëshme pasi përveçse për të fituar ca vota do ta kthejë përsëri atyr dhe qytetari ti paguajë përsëri. Çmimi i energjisë elektrike është mbetje e orës mbrapa të PD.”, u shpreh Gjokutaj.
Ai shtoi se “Ulja e TVSH i krijon gropë buxhetit dhe nuk bëhen ‘qoka’ nga asnjë parti përmes buxhetit.”