Një zyrtar i lartë i Hamasit thotë se grupi terrorist palestinez është i përgatitur të lirojë të gjithë pengjet izraelitë.
Times of Israeel shkruan se Hamasi është i angazhuar në negociata në Kajro me ndërmjetës nga Egjipti dhe Katari – dy vende që punojnë së bashku me Shtetet e Bashkuara për të ndërmjetësuar një armëpushim.
“Ne jemi të gatshëm të lirojmë të gjithë robërit izraelitë në këmbim të një marrëveshjeje serioze të shkëmbimit të të burgosurve, përfundimit të luftës, tërheqjes së forcave izraelite nga Rripi i Gazës dhe hyrjes së ndihmës humanitare”, tha për AFP Taher al-Nunu, një zyrtar i lartë i Hamasit.
Ai akuzon Izraelin se po pengon përparimin drejt një armëpushimi.
“Çështja nuk është numri i robërve,” thotë Nunu, “por se okupimi po refuzon angazhimet e tij, duke bllokuar zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit dhe duke vazhduar luftën”.
“Për këtë arsye Hamasi ka theksuar nevojën për garanci për të detyruar okupimin [Izraelin] të mbajë marrëveshjen,” shton ai.