-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Muço në 5 pyetjet: Programi i PD-së, të kthejë dinjitetin dhe të mos hidhen sytë nga emigracioni

Kryesoret

Mbrëmjen e sotme në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo po diskutohet për programin e Partisë Demokratike. I ftuari Klodian Muço u shpreh se programi ekonomik i Partisë Demokratike është që të kthehet dinjiteti për qytetarët në ekonomi. Muço tha se me këtë program nuk do të kthehen më sytë nga emigrancioni por qytetarët do të rrijnë në Shqipëri.

“Programi ekonomik i PD është publikuar drafti i parë në maj të vitit të kaluar, pra 1 vit që është hartuar. Qëllimi është të kthejmë barazinë dhe dinjitetin për qytetarët në ekonomi dhe të mos shohin sytë nga emigracioni. Taksa e sheshtë 2%.

Në 2013 borxhi publik ishte 6.7 miliardë dhe pas 2013 deri tani ka vajtur në 8.3 milardë dollarë. Sot ekonomia shqiptare është në kolaps. Sot bujqësia ka tendencë rënie, ka pasur tkurrje. Rroga minimale 500 euro është e realizueshme. Ulja e çmimit të energjisë elektrike, sot çmimi është 2.3 lekë dhe e shesin 9.5 lekë, pra e shesin me katërfish. Çmimi i naftës do të ulet, do të hiqet taksa e infrastrukturës rrugore që Shqipëria të shkojë si vendet e rajonit. Sot Shqipëria importon naftë më shumë sesa vendet e tjera.”, tha Muço.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit