Sekretari i sapo zgjedhur i Partisë Demokratike, Flamur Noka, me anë të një postimi në rrjetin e tij facebook ka reaguar pas mbylljes së kapitullit të ripërtëritjes së Këshilllit Kombëtar të PD, duke u shprehur falenderimin maksimal të gjithë anëtarëve për mbështetjen njerëzore dhe politike që e kanë rikonfirmon në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm.
Postimi i Nokës
Falenderoj përzemërsisht anëtarët e Këshillit Kombëtar, për mbështetjen njerëzore dhe politike që më rikonfirmon në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike.
I jam falenderues kritikëve të mi, të cilëve i zotohem me burrni se do e lexoj votën e tyre kundër me mendje të hapur e pa kurrfarë mërie, sepse më jep mundësinë të reflektoj e të përmirësohem si bashkëpunëtori juaj.
Flamuri është i të gjithë demokratëve, pa dallim, kudo qofshit.
I nderuar që jam anëtar i familjes sonë politike ✌🏻
Përgjegjësi dhe vlerësim për mua t’ju shërbej.
Urime të zgjedhurve në ekipin drejtues të #PD!
Forca të gjithë bashkë për demokratët!
FALEMINDERIT!
Ikën Boçi, Këlliçi, Kedhi dhe Bajaziti nënkryetarë, Noka rizgjidhet









