-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aleanca ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Maqedonci zbulon shtetin e NATO-s që do t’i bashkohet

Kryesoret

Muajin e kaluar në Tiranë u firmos aleanca ushtarake Kosovë-Shqipëri-Koroaci. Ministri i Mbrojtjes së Kosovës Ejup Maqedonci, në një intervistë për TRT Balkan nga margjinat e Forumit Diplomatik në Antalia të Turqisë, ka thënë se një tjetër anëtare e NATO-s do t’i bashkohet aleancës.

Maqedonci ka thënë se Bullgaria është e gatshme që të nënshkruajë marrëveshjen ushtarake.

“Kemi marrë një konfirmim nga Bullgaria, e cila ka zhvilluar më herët diskutime me ministrin kroat për mundësinë e bashkimit në këtë marrëveshje trilaterale. Besoj plotësisht se edhe vende të tjera të rajonit, veçanërisht ato që ndajnë vlera dhe interesa të përbashkëta me ne, do t’i bashkohen kësaj nisme. Sepse nuk mjaftojnë vetëm vlerat – duhen edhe interesa të përbashkëta”, deklaroi Maqedonci.

“Dua të theksoj edhe një herë se qëllimi kryesor i kësaj marrëveshjeje është ruajtja e paqes, stabilitetit dhe sigurisë”, shtoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit