Sot po konstituohet Kuvendi i ri i Kosovës. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi u shpreh se nuk e kanë votuar raportin e komisionit për verifikim të kuorumit dhe mandateve, pasi e vlerësojnë se ai është kundër kushtetues.
“Aktualisht në të njëjtën kohë që nga kryeministri Kurti e të gjithë ministrat që janë zgjedhur deputetë po tentojnë që të mbajnë edhe pozitë ekzekutive e edhe legjislative, që ua ndalon Kushtetuta e Kosovës.
Kushtetuta e thotë qartë që nuk mund të behësh deputetët nëse je në pozicion ekzekutiv”, ka deklaruar Krasniqi. Ai ka thënë se kjo do të zgjidhej nëse ata sot do të japin dorëheqje. Dhe kështu ka ndodhur, Kurti dhe kabineti kanë dorëzuar dorëheqjen.