Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kamëz në një takim me të rinjtë e kësaj zone. Rama tha se nuk është e pamundur që Kamza të bëhet si Tirana. Kryeministri u shpreh se kur kryetari i bashkisë së Kamzës mori detyrën, furnizimi me ujë ishte në 30 për qind të shtëpive, ndërsa sot është arritur shifra 95%.
“Duke parë këtë energji këtu, them se në Kamëz do të mund të marrim një rezultat pozitiv. Nga ana tjetër nuk është më aspak dicka e pamundur që të imagjinohet që Kamza të bëhet si Tirana në cdo aspekt, madje në disa aspekte të ketë disa gjëra që në Tiranë nuk janë.
Në Kamëz keni më shumë hapsira dhe këto do të bëhen duke na dhënë fuqinë që të mbështesim edhe më shumë Rakipin bashkë me ju. Sot në Kamëz uji shkon në 95 për qind të shtëpive, kur Rakipi mori detyrën shkonte në 30 për qind të shtëpive. Kjo situatë ishte përpara pak vitesh. Sot uji vjen në të gjtha shtëpitë por nuk është 24 orë. Uji vjen 12 orë dhe duhet bërë një investim të Bovilla e vjetër për të cilën duhet një fond.”, tha Rama.