Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi ka njoftuar se sot ka nisur votimi për zgjedhjet e 11 majit nga jashtë vendit.
Celibashi me anë të një postimi thotë se votimi ka nisur që në orën 07:15 dhe zgjedhësi i parë është me vendbanim në Erlangen, Gjermani dhe votues në qarkun Dibër.
“Votimi nga jashtë ka nisur! Sot, në orën 07:15, zgjedhësi i parë nga jashtë vendit, me vendbanim në Erlangen, Gjermani dhe votues në qarkun Dibër, ka marrë fletën e votimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve!
Ky është një hap i rëndësishëm për përfshirjen e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit në procesin demokratik të Zgjedhjeve të 11 Majit 2025.”, shkruan Celibashi.