Ditën e sotme Ilir Proda ka pritur në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, përfaqësuesit e kompanisë “Meta PlatformsINC”, Kateryna Kruk, drejtuese Rajonale e Politikave Publike për Europën Qëndrore dhe Lindore dhe z. Birger Witt, Menaxher i Besimit dhe Sigurisë për Europën Qëndrore dhe Lindore.
Në takim ata diskutuan për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjen e hapësirës digjitale.
“Takimi u përqendrua në adresimin e problematikave të hasura në platformat sociale të administruara nga kompania “Meta INC.”, si dhe në nevojën për krijimin e mekanizmave të përbashkët për rritjen e efikasitetit të hetimit dhe menaxhimit të rreziqeve online”, thuhet në njoftimin zyrtar.