Kryeministri Edi Rama, gjatë një aktiviteti përkujtimor për katër protestuesit e vrarë më 21 janar 2011, ka sulmuar ashpër ish-kryeministrin Sali Berisha për menaxhimin e situatës gjatë atij viti.
Rama ka akuzuar Berishën se lëshoi një “kushtrim me plumb balli” ndaj opozitës, duke krijuar një klimë të tensionuar dhe të armatosur, që përfshinte trupat e Gardës dhe çetat paramilitare.
“15 vite më parë, këtu në këtë godinë ishte barikaduar një hordhi e armatosur, përzierje e trupës së rregullt të Gardës dhe çetave paramilitare të Kryeministrit. Njeriu i futur nga populli në zyrën e kryeministrit për të udhëhequr Shqipërinë, kishte lëshuar kushtrimin për përgjigje me plumb balli ndaj protestës së opozitës së bashkuar të kohës.”









