Ditën e djeshme 13 shqiptarë janë ndaluar në Maqedoninë e Veriut pasi dyshohet se po punonin në mënyrë të jashtëligjshme në industrinë e ndërtimit.
Ata punonin në afërsi të një kompleksi hotelier në rrugën “Naumi i Ohrit” në Ohër. Ministria e Punëve të Brendshme thekson se shqiptarët nuk posedojnë leje përkatëse dhe leje qëndrimi të përkohshme pune.








