Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë e Kamzës. Gjatë fjalimit të tij një demokrat i thotë “Rama ik”.
Rama e kaloi me sportivitet dhe u përgjigj: Po po do iki.
“Në këto raste na duhet një hudhër, edhe sikur të mos na vijë duhet ta sajojmë. Shumë faleminderit për solidaritetin, por unë do shqetësohesha sikur të mbaronte gjithë kjo dhe të mos dilte ai zëri i të mbyturit në kënetë që thotë…ai duke u mbytur thotë Rama ik. Unë këtu me ju ai tek pullë”, tha Rama.