-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Nuk do të ketë më policë në rrugë, gjoba do ju vijë në Iphone

Kryesoret

Kryeministri Rama gjatë prezantimit të infrastrukturës tha se sistemi i kamerave inteligjente do të jetë një risi dhe policët nuk do të jenë më në rrugë. Rama tha se gjobat në rast shkeljesh do të vijnë në Iphone dhe se do të ketë një efekt të jashtëzakonshëm në uljen e aksidenteve.

“Po bëhet një punë për të trajnuar gjithë stafin, do të lidhet me projektin që kemi nënshkruar dhe është dizenjuar me Emiratet e Bashkuara. Do të ketë në fokus shkollat, akset kombëtare etj nën një sistem kamerash inteligjente. Sistemi i kamerave që do të jetë këtu do të shihet cdo rrugë në kohë reale dhe sistemi në mënyrë të menjëhershme do sinjalizoi për një rritje shpejtësie në një pikë të caktuar, sinjalizohet këtu.

Nuk do të ketë më policë në rrugë. Punonjësit e policisë do të jenë të organizuar në një mënyrë tjetër. Sistemi i kontrollit të shpejtësisë në kohë reale do të bëjë që gjobat të jenë të menjëhershme, gjobat do të vijnë në Iphone, në kohë reale edhe me një përshëndetje. Do të ketë një efekt të jashtëzakonshme në uljen e aksidenteve se do t’i shkojë shumë shtrenjtë adrenalina nëse do instistojë të bëjnë aksident. Sistemi do të ketë një kapacitet të panjohur më parë për identifikimin e personave problematikë, jo me precedentë por ata që kanë detyrime të pashlyera. Për hekurudhat do të them që kemi nisur punën për Tiranë- Durrës në 2014, të ndërtosh hekurudha sot dhe të jesh jashtë BE është një gjë heroike.”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit