-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spiropali në Kamëz: E kemi transformuar këtë bashki për ju

Kryesoret

Elisa Spiropali së bashku me kryeministrin Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë në Kamëz. Spiropali gjatë fjalës së saj u shpreh se ndryshimet në bashkinë e Kamzës janë bërë nga Partia Socialiste.

Ajo tha se bashkia është transformuar totalisht dhe sipas saj ata që kanë votuar për Partinë Socialsite e kanë kuptuar se çafrë vlere ka vota.

“Ju e dini sesi ishte Paskuqani para pak vitesh dhe si është sot, si ishte Kamza dhe si është sot. Puna që është bërë nga Rakipi me mbështetjen e Ramës ka ndryshuar situatën e infrastrukturës, shërbimeve dhe situatën e familjeve.

Ne kemi parë këtu jo vetëm një Bashki të lënë pas dore nga një parti që i merrte votën por nuk i kthente asgjë pas, që nuk donin t’ia dinin pasi merrnin votën se ç’ndodhte këtu. A kishte çerdhe, kopshte, shkolla. Vota për Sulin, PS dhe Edi Ramës e ndryshoi këtë realitet. Ata që kanë hedhur votën për PS e kanë kuptuar se ç’vlerë madhështore ka vota. E kemi transformuar këtë bashki për ju që të mos e ulnit kokën kur shkonit në Tiranë”, u shpreh Spiropali.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit