-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensione në kampin e Gjadrit/ Emigrantët dëmtojnë dhomat, plagosen 3 prej tyre

Kryesoret

Vetëm disa ditë pasi kanë arritur në kampin e Gjadrit, emigrantët e sjellë nga Itali kanë shkatuar tensione. Sipas mediave italiane, rreth 20 emigrantë kanë dëmtuar dhomat ku po qëndrojnë dhe kanë shkatërruar një pjesë të pajisjeve brenda tyre. Gjithashtu raportohet se 3 emigrantë kanë marrë lëndime të lehta me thikë.

Menjëherë pas incidentit kanë reaguar autoritetet italiane që menaxhojnë gjithçka ndodh brenda kampit, duke vendosur në izolim emigrantët problematikë, të cilët po mbahen nën monitorim.

Mediat italiane kanë pyetur ministrin e tyre të Brendshëm, Mateo Piantedosi, i cili ka konfirmuar se kontigjenti është problematik, pasi mes tyre ka edhe të akuzuar ose të dënuar për krime të rënda, përfshirë vrasje të mbetur në tentativë, dhunë seksuale, lëndime, pornografi me fëmijë, vjedhje, grabitje dhe posedim të lëndëve narkotike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit