Gjatë një ndeshjeje gjysmëfinale të kampionatit 9×9 mes FC Dajtit dhe FC Lumninesen, një futbollist ka humbur jetën në fushë.
B.H., 28 vjeç, pjesë e skuadrës së Dajtit ka pësuar atak kardiak gjatë pjesës së parë të ndeshjes që po luhej në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.
Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, ai nuk arriti të mbijetojë. Ndeshja u ndërpre menjëherë, ndërsa lajmi ka tronditur komunitetin sportiv dhe më gjerë.