-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Abdixhiku: LDK-ja do të shkojë në Kuvend të enjten për seancën konstituive

Kryesoret

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se deputetët e partisë së tij do të shkojnë në Kuvend të enjten, më 17 prill për vazhdimin e seancës konstituive.

Seanca për konstituimin e legjislaturës së nëntë, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit u ndërpre pas afër 2 orësh punime të martën. Kjo për arsye se deputetët nuk e miratuan raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.

Rregullorja e Kuvendit të Kosovës thekson se në rast se seanca për konstituimin e legjislativit ndërpritet, ndërprerjet “nuk mund të jenë më të gjata se 48 orë”.

“Seanca konstituive e Kuvendit të Republikës duhet të mbahet e të thirret më së largu çdo 48 orë. Nesër, nga ora 10:00, siç e parasheh Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, deputetët e LDK-së do të jenë prezentë në seancën që duhet të ndodhë”, shkruan Abdixhiku në Facebook.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit