-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha vazhdon akuzat: Zhdukin me afera korruptive miliona euro

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë takimit me banorët e njësisë 5, ka hedhur akuza të shumta ndaj qeverisë aktuale. Berisha tha se qeveria po zhduk miliona euro dhe po vazhdon në plaçkitjen e pasurisë së shqiptarëve. Ai u shpreh se në këto 12 vite, Rama ka larguar të gjithë të rinjtë nga Shqipëria.

“PD vjen në këtë fushatë, vjen në këtë betejë realisht e provuar më e fuqishme se kurrë në ekzistencën e saj.

Asaj iu imponuan në mënyrën më të padrejtë, më absurde nga ata të cilët janë armiq të egër të vlerave, nga ata të cilët janë armiqtë më të egër tanët, të qenies tonë, të qenies së kombit tonë, të dinjitetit tonë.

Ata që kanë frymëzim ekstremizmi të majtë, ata që për karrigen dhe pushtetin e tyre janë gati të bëjnë gjithçka, të mbulojnë Shqipërinë me drogë, helme dhe çdo gjë. Ata të cilët, për karrigen e tyre, burgosin opozitën, përpiqen të shkallmojnë pluralizmin. Ata të cilët zhdukin në mënyrën më të paimagjinueshme në afera korruptive qindra milionë euro taksa tuajat. Ata të cilët nuk ngurrojnë të shumëzojnë me zero 760 mijë shqiptarë, t’i dënojnë me varfëri të skajshme, vetëm e vetëm se duan të vjedhin në mënyrën më të papërmbajtur.

Këta armiq, në 12 vitet e pushtetit, Edi Rama largoi të rinj shqiptarë dhe qytetarë shqiptarë, nga viti 2014 deri në vitin 2023, sa asnjë pushtim që nga pushtimi otoman gjer sot, sa asnjë sëmundje, sa asnjë fatkeqësi. 1 milion e 99 mijë shqiptarë vetëm në hapësirën e Shengenit. Mbi 600 mijë të rinj.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit