-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha: Famosja Lubi Balluku e dinte që paratë e djegësit të Tiranës vidheshin nga Rama

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë takimit me banorët e njësisë 5 hodhi akuza ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku. Berisha u shpreh se Balluku ka qenë në dijeni të vjedhjen së 130 milionë euro për inceneratorin e Tiranës. Ai tha se me këët korrupsion dhe me afera të tjera kanë varfëruar shqiptarët.

“Nuk kam lexuar që kryeqyteti të prokurojë djegësin për mbajtjet, të disbursohen nga buxheti i shtetit 130 mln euro dhe të mos ekzistojë asnjë tullë atje. Kjo është kaos, është shkak për çdo përmbysje. Nuk ka më të pafytyrë. Tejkalon cdo imgjinate që ju të paguani djegësin dhe pas 6 vitesh mos ketë asnjë tullë. Dhe Erion Veliajn nmos guxojnë të thërrasin për 130 milionë euro të zhdukura, që janë 812 mijë pensione. Ajo që është bërë famoze për ndryshimin e emrit nga Belinda në Lubi, ajo që kishte detyrë shtetërore që në ministrinë e saj ishte një njësi, njësia e mbikëqyrjes së punimeve të ndjekësit, kishte për detyrë të bënte raport për ecurinë e punimeve, ajo e dinte që aty nuk po hidhej një tullë, ajo nuk bënte një raport sepse e dinte që ato para po i vidhte kryesisht Edi Rama. Ky korrupsion pakësoi kafshatën, varfëroi sofrën, shkatërroi vendet e punës, i tha shqiptarëve që nuk keni vend në Shqipëri”, tha Berisha.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit