Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi një takim me banorët e njësisë administrative të njësisë 15 në Tiranë.
Berisha u shpreh se brenda 3 muajve të parë të qeverisjes, do ta bëjë minimumin jetik 200 euro për frymë. Ai tha se do tu kthejë paratë qytetarëve dhe do të vazhdojë projekti për fshatrat.
“Taksat tuaja nuk u kthyen asnjë qindarkë te ju. Programi ynë është paratë te qytetari. Thjeshtë fare! Paratë ne do t’ia kthejmë qytetarëve dhe u garantoj se projekti ynë për fshatin do vazhdojë me intensitet të madh, por ne e fillojmë nga ajo që e quajmë nga zemra e dhimbsur.
Ata që janë në mjerim, që marrin 70-100 mijë lekë paçka se kanë shkrirë gjithë jetën e tyre në punë. Kemi vendosur që çdo shqiptar do marrë minimum jetik 200 euro për frymë. Dhe kjo ndo ndodhë 3 muajt e parë të qeverisjes sonë”, u shpreh Berisha.