Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu dhe ministri i Shëndetësisë së Izraelit Uriel Buso, nënshkruan në Tiranë një memorandum dypalësh, i cili zgjeron fushat e bashkëpunimit në mjekësinë digjitale, fushën e emergjencave, teknologji, pajisje mjekësore, etj.
Koçiu shpreh se “Ky memorandum vjen në vazhdën e partneritetit me qendrën spitalore SHEBA, një nga më të mirat në botë, për transformimin e Spitalit Onkologjik. Ka nisur puna për modernizimin e protokolleve të trajtimit, si dhe rritjen e kapaciteteve të mjekëve tanë”.
Ajo shtoi se ky bashkëpunim ka synim për standarde europiane dhe trajtim dinjitoz për qytetarët.