-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Akisdenti pranë Ministrisë së Jashtme, Hasani: Kolegu ynë, jashtë rrezikut për jetën

Kryesoret

Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani ka reaguar pas aksidentit që ndodhi sot ku një punonjës i ministrës teksa po kalonte vijat e bardha dhe u përplas nga një makinë.

Hasani thotë se punonjësi i ministrisë është jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu shpreh mirënjohjet për urgjencën kombëtare, spitalin e Traumës dhe policinë e shtetit.

“Shpreh mirënjohjen time për Urgjencën Kombëtare, Spitalin e Traumës dhe Policinë e Shtetit për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar në reagimin ndaj aksidentit të ndodhur pak orë më parë, ku një koleg i yni u përplas nga një automjet ndërsa po kalonte rrugën pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ndërkohë që autoritetet përkatëse po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, dëshiroj të informoj se kolegu ynë është jashtë rrezikut për jetën, në gjendje stabël dhe nën kujdesin e mjekëve të Spitalit të Traumës.””, shprehet Hasani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit