Ditën e sotme era e fortë ka prekur juglindjen e vendit dhe ka nxjerrë në pah problemin e stuhisë së rërës. Kjo shkaktohet për shkak të tokave bujqësore të torfës në fushën e Maliqit, të cilat digjen vetvetiu gjatë verës.
Sipas specialistëve të bujqësisë, këto toka përmbajnë grimca rëre të cilat ngrihen në sipërfaqe në momentet kur ka prezencë të erës së fortë apo gjatë stinës së verës.
Banorët e fshatrave të Sheqerasit, Pirgut e Sovjanit kanë kërkuar disa herë bashkisë së Maliqit, drejtorisë së bordit të kullimit dhe ministrisë së bujqësisë ujitjen nëntokësore të këtyre sipërfaqeve torfike, por ende nuk është arritur.