Gjykata e Posaçme ka zgjatur me 3 muaj hetimet për ish-deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja.
SPAK kërkonte dhe 3 muaj kohë për të hetuar ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja pasi pret marrjen e përgjigjeve për disa letër-porosi të nisura agjencive partnere jashtë vendit.
Avokatët e Çyrbes kërkuan kohë të njihen me kërkesën e Prokurorisë.
Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja u arrestua në muajin tetor 2024 në Durrës, pak ditë pasi dha dorëheqjen nga mandati i deputetit, të cilin e mbante që nga viti 2017.