Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se PS nuk ka për të zbritur poshtë 74 mandateve që është rezultati i 2021-it. Theksoi se diferenca me opozitën do të jetë më e madhja pas 1997-ës.
“Që sot numri minimal i mandateve është mbi atë që kemi (74) sa mbi, më duhet edhe pak kohë. Do të dëgjojmë edhe sondazhistin e Trump, që edhe Latifi (La Civita) në e pastë sjellë, ka mundësi të bëjnë këtë….Nuk ka shumë të pavendosur në Shqipëri. Diferenca jonë me kënetën do të jetë më e madhja ndonjëherë që pas 1997.
Ore ia hoqën non gratën këtij bufit? Si shkoi puna e tij? Nuk është se ndryshon gjë se bufi buf do të mbetet por më duket se nuk ia kanë hequr. Ne do të marrim më shumë mandate se sa kemi, se sa do të marrim do ta them me shkrim në Kuç por më duhet edhe pak kohë që të kuptoj se ku jemi. Ne kryejmë sondazhe shkencore gjithë kohës” tha ai.