Mbrëmjen e djeshme një atentat ndodhi ku u qëlluan me armë zjarri katër persona. Ata po ktheheshin nga festa e ditëlindjes së 17-vjeçarit.
Të dy vëllezërit 11 dhe 17 vjeç priten të transportohen me avion sanitar në spitalin “Bambin Xhezu” në Romë për një trajtim mjekësor më të specializuar. Gjithashtu edhe shoferi 34-vjeçar Arens Stafa dhe 19-vjeçari Kian Mullahi ndodhen jashtë rrezikut.
Ndërkohë dyshohet se shënjestër ka qenë gruaja e Roan Brahimit pasi në Lezhë u ekzekutua edhe vjehrri i saj Gjovalin.
Bashkëshortja e Roan Brahimit dyshohet se ka qenë në Pllanë, ku u ekzekutua vjehrri i saj, dhe është kthyer për në Tiranë në drejtim të banesës së saj në Lundër me automjetin e saj tip G Class. 4 personat që u qëlluan mbrëmë kanë po ashtu makinën G Class, por me një numër dhe gërmë ndryshe.