-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Atentat në Tiranë djalit dhe nipit të mitur të pronarit të ‘Pelikani Security’

Kryesoret

Një i vrarë në Lezhë dhe katër të plagosur në Tiranë ishte bilanci i dy atentateve mbrëmjen e djshme. Në Lezhë u vra 64-vjeçari Gjovalin Prendi, që dyshohet si hakmarrje për konfliktet e djalit që iu ekzekutua në Greqi vitin e kaluar.

Ngjarja e dytë e rëndë ndodhi në Lundër të Tiranës. Katër persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri. Mes tyre janë edhe dy të mitur. Të plagosur kanë mbetur, Arenc Sefa 34 vjeç, Klan Mullahi 19 vjeç, dhe dy të miturit B.D. 11 vjeç dhe M.D. 17 vjeç, që janë djali dhe nipi i pronarit të kompanisë “Pelikani Security”, ndërsa 34-vjeçari është pjesë e stafit të kësaj kompanie dhe ka qenë shoqëruesi i fëmijëve në momentin kur është organizuar atentati.

Atentati ka ndodhur afër Tregut Agro-ushqimor në Lundër. Më pas makina “G-Class” që drejtohej nga 34 vjeçari ka ardhur 2 km më larg, po në Lundër për t’i shpëtuar atentatit. Në këtë pikë dyshohet se pasi mbetën të plagosur janë dërguar me një makinë tjetër në spitalin e Traumës.

17-vjeçari është dërguar në një spital privat në Tiranë, 11 vjeçari ndodhet ende në gjendje të rëndë te Trauma. Shoferi 34-vjeçar ndodhet në gjendje stabël, bashkë me 19-vjeçarin. Autorët e ngjarjes janë ende të paidentifikuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit