Policia e Tiranës nuk ka ende një pistë konkrete për atentatit me 4 të plagosur që ndodhi në Lundër mbrëmjen e të enjtes. Hetuesit kanë dyshime të forta se autorët mund të kenë ngatërruar objektiv. Objektivi i atentatorëve mund të ketë qenë një person me precedentë të theksuar kriminal, identiteti i së cilës ende nuk është bërë i ditur.
Ky version bëhet edhe më i mundshëm për faktin se të plagosurit janë të gjithë persona pa precedentë penalë. Në deklarimet e tyre për policinë, edhe pse të shtruar në spital, shoferi 34-vjeçar Arens Stafa dhe 19-vjeçari Kian Mullaj kanë deklaruar se nuk kanë asnjë konflikt.
Policia ka gjetur në vendngjarje janë gjetur 20 gëzhoja, të plagosur rëndë kanë mbetur edhe dy të miturit, 17-vjeçari Marko Bardhi Demiraj dhe 11-vjeçari Dior Demiraj. Pasi është qëlluar në drejtim të tij, shoferi i mjetit, 34-vjeçari Stafa, ka kryer manovra me makinën për t’i shpëtuar plumbave.